Godet sërisht Jankullovska/ Sulmet në bruksel të ngjashme me ato në Kumanovë

0
170

Ish-ministrja e policisë maqedonase, Gordana Jankullovska vazhdon t’i quajë terrorist pjesëtarët e grupit të Kumanovës të cilëve ende gjykata penale e Shkupit nuk u ka shqiptuar asnjë dënim.

Me këtë Jankullovska përmes një postimi në Facebook merr rolin e gjykatës ndaj grupit të shqiptarëve të cilët kryesisht janë nga Kosova. Ajo madje rastin e Lagjes së Trimave tenton që ta krahasoj me sulmet terroriste që ndodhën dje në aeroportin dhe metronë e Brukselit ku humbën jetën së paku 34 persona të pafajshëm, shkruan Zhurnal.“Këtë mëngjes në Bruksel ka sulm terrorist. Në Shkup ka gjykim për terroristët të cilët vranë 8 policë në Lagjen e Trimave. Nuk ka përgjigje tjetër kundër terrorizmit, përvec se duhet reagimi i ashpër dhe i vendosur“, shkruan Jankullovska në Facebook.Para një viti më 9-10 maj në lagjen e Trimave në Kumanovë  u përleshën forcat speciale maqedonase me grupin e Kumanovës ku bilanci ishte 10 shqiptarë të vrarë dhe 8 policë humbën jetën nga forcat elite maqedonase.29 anëtarët e grupit të Kumanovë ende janë në paraburgim në Maqedoni dhe shumica janë nga Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here