Në një kohë që demokratët e drejtuar nga Sali Berisha, deklarojnë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa konsensusin e të gjitha palëve, demokratët e Lulzim Bashës nuk humbasin kohë për të nisur punën për realizimin e kësaj reforme.
Burime nga mazhoranca dhe nga PD-ja zyrtare e Bashës pritet që këtë javë të mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Me këtë lëvizje, komisioni Gjiknuri e Alibeaj nuk pranon kërkesën e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa lajmërojnë mbledhjen e komisionit këtë javë.
Ndërkohë, në një letër drejtuar bashkëkryetarëve të këtij Komisioni, socialistit Damian Gjiknuri dhe demokrati Enkelejd Alibeajt drejtuar misionit të OSBE/ ODIHR-it që t’u atashojnë ekspertët e tyre pranë komisionit.
Më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë me gazetarët, demokrati i “Rithemelimit” Oerd Bylykbashi shpjegoi se reforma elektorale, e cila përcakton rregullat e garës zgjedhore nuk mund të bëhet duke kërkuar numra siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
“Ajo që është e rrezikshme dhe që merr përgjigje nga OSBE, ku përfshihet edhe SHBA, edhe BE, edhe Britania, thotë se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale nëse përkthehet ajo që thonë ata. Ne jemi të gatshëm për të marrë kontributin e OSBE, që ata janë të gatshëm të na japin. Jo ajo që thotë Rama, kërkojmë arritjen e numrave”, tha Bylykbashi.
Bylykbashi theksoi se reforma duhet të bëhet me atë që është Partia Demokratike sipas tij, jo me Lulzim Bashën
“Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm”, tha Bylykbashi.