“Mbyllja e dyerve i shërben transparencës” sqarimi epik i Bajram Begajt për komisionet hetimore

0
135

Bajram Begajt i ka ardhur koha të shyejë borxhin që i ka Edi Ramës. Për ta bërë këtë është e pamundur të ruajë integritetin dhe seriozitetin që ia imponon posti. Aq më tepër që Ramës i duhet për t’i vënë gjoksin skandaleve të korrupsionit që e shqetësojnë kryeministrin.Së pari duke dekretuar ligjin kontrovers për komisionet hetimore. Së dyti duke e shoqëruar atë me argumenta qesharake dhe sulme ndaj opozitës.

Për komisionet hetimore, opozita ka tre muaj në protestë. Në parlament, deputetët janë përleshur me njëri tjetrin, janë shtyrë dhe tërhequr me gardistë, kanë ndezur flakadanë për të bllokuar seancat parlamentare dhe është kaluar deri në përplasje fizike.

Pavarësisht protestave, socialistët e refuzojnë hetimin e aferave të korrupsionit. Dhe skandalet nuk janë pak.

Opozita kërkon hetim për skandale që do të rrëzonin çdo qeveri në botë; që nga udhëtimet me charter të Edi Ramës; kontrata e dyshimtë me Alabar për portin e Durrësit; shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës apo për lidhjet e korrupsionit që Charles McGonigal krijoi në Tiranë me Edi

Socialistët kanë përjashtuar rregullisht deputeët e opozitës këto tre muaj, ndërsa gardistët në sallën e kuvendit shtohen në çdo seancë. Megjithatë presidenti ka zbuluar se është opozita që nuk është bashkëpunuese.

Sipas asaj që shkruan Begaj në argumentat e dekretit të ligjit për komisionet hetimore, këto 20 ditët e fundit nuk pati asnjë përpjekje për t’u ulur në tryezë dhe për të gjetur konsensus nga opozita. Kjo, sipas Begajt tregon se qëllimi i vërtetë i opozitës ka qenë bllokimi i ligjit të ri.“Periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektivqëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Për komisionet hetimore, opozita ka tre muaj në protestë. Në parlament, deputetët janë përleshur me njëri tjetrin, janë shtyrë dhe tërhequr me gardistë, kanë ndezur flakadanë për të bllokuar seancat parlamentare dhe është kaluar deri në përplasje fizike.

Pavarësisht protestave, socialistët e refuzojnë hetimin e aferave të korrupsionit. Dhe skandalet nuk janë pak.

Opozita kërkon hetim për skandale që do të rrëzonin çdo qeveri në botë; që nga udhëtimet me charter të Edi Ramës; kontrata e dyshimtë me Alabar për portin e Durrësit; shpalljen si investitor strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës apo për lidhjet e korrupsionit që Charles McGonigal krijoi në Tiranë me Edi Ramën.

Socialistët kanë përjashtuar rregullisht deputeët e opozitës këto tre muaj, ndërsa gardistët në sallën e kuvendit shtohen në çdo seancë. Megjithatë presidenti ka zbuluar se është opozita që nuk është bashkëpunuese.

Sipas asaj që shkruan Begaj në argumentat e dekretit të ligjit për komisionet hetimore, këto 20 ditët e fundit nuk pati asnjë përpjekje për t’u ulur në tryezë dhe për të gjetur konsensus nga opozita. Kjo, sipas Begajt tregon se qëllimi i vërtetë i opozitës ka qenë bllokimi i ligjit të ri.

“Periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektivqëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Ligji i ri është kritikuar sepse hetimet parlamentare vihen plotësisht në kontrollin e shumicës në pushtet. Mbledhjet bëhen të mbyllura. Thirrja e dëshmitarëve bëhet me votim paraprak.

Për pasojë transparenca tkurret.

Çuditërisht në argumentimin që i ka bërë ligjit, Bajram Begaj pretendon se mbyllja e dyerve për mbledhjet e komisioneve hetimore i shërbejnë transparencës. Lexoni më poshtë:

“Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm” shkruhet në argumentimin e dekretit.

Ky nuk është rasti i parë që Begaj po keqpërdoret nga mazhoranca dhe me gjasë nuk do të jetë i fundit. Në seancën e parë të këtij viti, Bajram Begaj u shfaq në parlament për të mbajtur një fjalim, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm se opozita do të protestonte.

Për shkak të protestës së opozitës, Begaj u detyrua të largohej nga salla e kuvendit. Në korridoret e parlamentit mësohet u ndoq me ulërima nga Gaz Bardhi.

Sqarimi i plotë i Bajram Begajt për dekretin e ligjit të ri për komisionet hetimore

Presidenti i Republikës nxori sot dekretin “Për shpalljen e ligjit nr.106/2023, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.
Trajtimit të kësaj praktike institucionale ditët e fundit i është dhënë përmbajtje politike nga një numër i kufizuar deputetësh. Për këtë arsye, Institucioni i Presidentit të Republikës e gjen me vend të informojë opinionin publik, si vijon:

Shpallja e ligjeve nga Presidenti i Republikës bëhet në përfundim të procedurës së kontrollit kushtetues, gjatë të cilit institucioni verifikon kushtetutshmërinë e dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre. Kontrolli kushtetues nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

Argumenti më me peshë që ngrihet nga një pjesë e eksponentëve të opozitës ka lidhje me pretendimin se hyrja në fuqi e këtij ligji mund të minojë dialogun mes palëve politike në Kuvend: – “Ky ligj i njëanshëm duhet të kthehet në parlament dhe të miratohet me konsensus”.

Presidenti i Republikës e çmon si tejet të rëndësishme uljen në negociatë për të gjetur zgjidhje kompromisi për këtë lëndë, si për çdo lëndë tjetër objekt debati, kontestimi apo konflikti politik. Zgjidhja e shpejtë e kundërshtive për këtë ligj do të formonte një mundësi serioze për të ndërtuar marrëdhënie mirëbesimi mbi një shembull konkret bashkëpunimi. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Republikës ftoi menjëherë eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare dhe të shfrytëzonin ndërkohën, deri në përfundimin e afatit për shpalljen e ligjit, për të zgjidhur në dialog me shumicën të gjitha çështjet që i shqetësonin lidhur me ligjin e sapo miratuar.

Në të vërtetë, periudha nga miratimi i ligjit, deri në përfundimin e afatit 20-ditor për shpalljen e tij, u ezaurua pa asnjë demarsh për të ofruar dhe gjetur zgjidhje kompromisi, gjë që mban në këmbë si objektiv qëllimin për bllokimin e hyrjes në fuqi të ligjit, por rrëzon si të paqenë objektivin për “diskutimin dhe miratimin konsensual të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore”.

Për sa u takon pretendimeve për antikushtetutshmëri të dispozitave të reja ligjore, të bëra publike nga disa eksponentë të opozitës, sqarojmë, si vijon:

1. Është pretenduar se miratimi i projektligjit është shoqëruar me parregullsi procedurale. Ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Shkeljet procedurale nuk përbëjnë shkak të vetëmjaftueshëm për kthimin e ligjit për shqyrtim. Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të projektligjeve është çështje e Rregullores së brendshme të Kuvendit, kontrolli i zbatimit të së cilës kryhet nga organet e brendshme të Kuvendit, të ngarkuara nga vetë Rregullorja për këtë qëllim.

Është fakt publik se në instancat e brendshme të Kuvendit nuk është depozituar asnjë kërkesë me pretendime për shkelje procedurale të lidhura me këtë ligj. Shkeljet procedurale mund të formojnë lëndë për kontrollin kushtetues vetëm nëse shkeljet procedurale ngrihen në nivelin e shkeljeve kushtetuese. I tillë është, për shembull, rasti kur një ligj, për të cilin Kushtetuta kërkon miratimin me shumicë të cilësuar, miratohet me një numër më të vogël votash. Asnjëra nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk ngrihet në nivelin e një shkeljeje procedurale kushtetuese. Për pasojë, nuk e bën këtë ligj antikushtetues.

Po kështu, pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të Kushtetutës, ndaj Presidenti i Republikës nuk mund ta kthejë atë për shqyrtim me shkakun se i mungon konsensusi.

2. Është pretenduar se amendamentet e miratuara nuk kanë të përfshirë qëndrimin e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit shumica parlamentare është e detyruar të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe se ajo mund të vërë në diskutim vetëm objektin e hetimit dhe vetëm nëse ka pretendime për cenim të parimeve kushtetuese. Përballë këtij pretendimi qëndrojnë dy fakte thelbësore, të cilat mbrojnë kushtetutshmërinë.

Së pari, detyrimi për ngritjen e komisionit hetimor, kur këtë e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë, është detyrim që buron nga neni 77 i Kushtetutës dhe nuk ka dispozita të këtij ligji që t’i kundërvihen.

Së dyti, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar edhe kufijtë e diskrecionit të shumicës parlamentare, në këtë rast, gjithashtu, nuk kundërshtohet nga asnjë dispozitë e këtij ligji. Opinioni se kjo çështje duhet të ishte përfshirë në tekstin e ligjit me formulime konkrete, sipas kësaj linje, mund të konsiderohet racional, por mungesa nuk e bën ligjin antikushtetues, sikurse nuk i zhbën detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese.

3. Është pretenduar se përcaktimet e ligjit të ri për rregullat për zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjeve të komisionit hetimor synojnë eliminimin e transparencës, e cila është thelbi i punës së tij. Formulimet që përcaktojnë me numërtim rastet kur mund të zhvillohen mbledhjet me dyer të mbyllura, i shërbejnë transparencës, sepse nëpërmjet kufizimit të rasteve disiplinojnë vendimmarrjen e komisionit dhe reduktojnë mundësinë e abuzimit me këtë mekanizëm. Rastet e përmendura në ligj janë përjashtimore dhe secili prej tyre i shërben mbrojtjes së një interesi tjetër kushtetues ose ligjor. Këto dispozita nuk eliminojnë transparencën. Shkelja e tyre mund ta bëjë këtë. Ligji nuk mund të quhet antikushtetues. Veprimtaria në kundërshtim me të, po.

4. Është pretenduar se rregulli i ri për marrjen e provave dhe thirrjen me vendim të ndërmjetëm të dëshmitarëve është antikushtetues. Edhe ky pretendim nuk i qëndron kontrollit kushtetues. Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese. Nuk mund të pretendohet, për shembull, që në këtë rast kemi të bëjmë me cenimin e një të drejte të fituar, sepse parimi kushtetues i mbrojtjes së të drejtave të fituara vepron në një fushë tjetër dhe për subjekte krejt të tjera. Në këtë rast, jemi përpara dy zgjidhjeve ligjore, konkurruese me njëra-tjetrën, por të dyja janë kushtetuese.
Nga ana tjetër, rregullat për marrjen e dëshmisë dhe përmbajtjen e saj nuk mund të konsiderohen kufizuese. Ato sqarojnë pozitën procedurale të dëshmitarit dhe janë në harmoni me legjislacionin shqiptar, (përfshirë modelet e huaja të referencës).

5. Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues.

Me këtë rast, sjellim dhe një herë në vëmendje mesazhin e Presidentit të Republikës drejtuar deputetëve me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar dhe thirrjen e tij për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim vullnetmirë midis forcave politike, si rruga e vetme që i shërben të mirës së përbashkët, interesit kombëtar dhe konsolidimit të pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Kjo thirrje është e vlefshme edhe në lëmin e ngritjes dhe funksionimit me sukses të komisioneve hetimore parlamentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here