Nga Klodian Tomorri
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontrollit të qeverisë. Ishte. Sepse tani nuk është më.
Sot Edi Rama është qeveria. Edi Rama është Parlamenti. Ai është edhe Presidenti, prokurori, gjykatësi. Ishte dhe FBI- ja madje. Pra, zoti Rama është gjithcka.
Disa optimistë thonë se nuk është dot Spaku. Të tjerë thonë se është vetëm pjesërisht. Ndërsa ata më pesimistët mendojnë që zoti Rama është edhe Spaku. Por ç’rëndësi ka? Spaku nuk mund të jetë opozita.
Kollonat e shtetit ligjor shemben një nga një. Dhe gjithçka kalon me një normalitet dhe indiferencë që të kall tmerrin. Ajo që vjen më pas nuk ka nevojë fare të paragjykohet. Na e tregon historia. Pushteti pa kufi ka korruptuar dhe Papët në Vatikan.
Një pjesë e opozitës, ajo që drejton zoti Basha, me fjalë thotë se është kundër uzurpimit të hetimit parlamentar. Por vetëm kaq. Sepse nga tjetër mendon se jeta parlamentare duhet të vazhdojë normalisht.
Një pjesë tjetër e opozitës, që jane partitë e vogla nuk ndihen fare. Ose kane frikë të ndihen.
Nëse këta thonë të gjithë se jemi në opozitë me qeverinë, ka një pyetje shumë të thjeshtë. Kujt po ja merr qeveria komisionet hetimore?
Taulant Ballës? Blendi Cucit? Damian Gjiknurit? Jo. Opoziëes po ja merr. Përfshirë asaj pjese të opozitës që beson ose ka qejf të besojë se vendi është në normalitet. Dhe përmes tyre po ja u merr qytetarëve.
Megjithate ky vend ka parë shumë opozita. Ka parë opozita me armë, opozita pa armë. Opozita që flasin, opozita që heshtin. Ka parë dhe opozita Kërpëratë. Tani po shikon dhe ndërkombëtarë që nuk duan më opozitën. Ose me saktë ndërkombëtare që nuk bëzajnë, kur opozita dhunohet.
Heshtin nderkombetaret. Ashtu si heshten kur maxhoranca mori te pakten 5 deputete ne tavoline duke ndryshuar ne menyre te njeanshme marreveshjen e 5 qershorit. Nuk bezajne.
Ndoshta mendojne qe me heshtjen e tyre po “vrasin” Non Gratan. Ose besojne se demokracine do ta ruaje SPAK-u me Dumanin. Por kjo eshte mbrapsht. Nese demokracite do te ruheshin me police dhe prokurore, Shqiperia e Enver Hoxhes do ishte vendi me demokratik ne bote.