Racizmi ndaj portierit të Milanit në Udine, Mbappe: Jemi të gjithë me ty, Mike. Mjaft është mjaft!

0
186

Kylian Mbappe ka reaguar në lidhje me racizmin që përjetoi Mike Maignan, portieri i Milanit dhe shoku i tij tek kombëtarja e Francës, në stadiumin e Udineses.

 

Ndeshja Udinese-Milan u ndërpre për disa minuta, me “gardianin” që u largua drejt dhomave të zhveshjes pas ofendimeve me bazë racore të ultrasve friulanë.

“Ju jeni shumë larg të qenurit si Maignan. Jemi të gjithë me ty, Mike. Ende të njëjtat probleme dhe sërish asnjë zgjidhje…

Mjaft është mjaft! Jo racizmit”, shkruan “ylli” i PSG-së në rrjetet sociale, duke i dalë në mbështetje bashkëpatriotit të tij

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here