Gati lista e “zezë” e gjyqtarëve të korruptuar, pastrimi pas reformës në drejtësi

0
192

Në 5 mars Ambasadori Amerikan, Donald Lu,  lëshoi një “bombë”. Ishte flaja për refuzimin e vizave amerikane për disa gjyqtarë, që sipas ambasadorit bënin pjesë në listën e emrave të shënuar me të kuqe prej tyre. Këta gjyqtarë pati deklaruar ai më herët nuk mund të futen në territorin e Amerikës, për shkak se kanë integritet të ulët dhe janë të korruptuar. Duket se tre javë për kësaj deklarate lista me emrat e gjyqtarëve të korruptuar të cilët pritet të ndëshkohen pas miratimit të reformës në drejtësi është tepër e gjatë. Kjo listë tashmë përflitet në zyrat e gjyqtarëve, në korridoret e gjykatave. Por kush preket nga miratimi i reformës dhe si do të mund të bëhet pastrami i gjyqësorit?. Të parët që pritet të largohen nga detyra janë ata gjyqtarë, emrat e të cilëve janë përfolur prej disa vitesh dhe ata, emrat e të cilëve janë referuar në prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive. Të gjithë e dinë tashmë se kish janë gjyqtarët më të përfolur për korrupsion. Madje një pjesë e tyre është kundërpërgjigjur duke shpjeguar mënyrën se si kanë vënë pasurinë. Ndonëse korrupsioni në radhët e gjyqtarëve është tepër evident, aktualisht ndodhet prapa hekurave vetëm një gjyqtarë, dhe ky I kallëzuar nga një television privat. Por çfarë ka bërë shteti për të pastruar gjyqësoin?, Kjo pyetje ka ndjekur  për vite me radhë krerët e drejktësisë. Këta të fundit në të gjitha daljet publike kanë pranuar ekzistencën e korrupsionit në radhëte  gjyqësorit, por askush nuk ka dhënë shifra konkrete. Ndërkohë pas çdo deklarate të bërë nga ambasadorë të SHBA-së dhe ata të BE, kanë kërkuar emra konkret.

Lista dhe reagimet

Lista tashmë është e zbardhur dhe ajo po prêt vetëm nisjen e efekteve të reformës në drejtësi. Me listën e SHBA kanë qenë dakord edhe drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve. Ata kanë pranuar korrupsionin, por kanë kërkuar zbardhjen e emrave. Por si do të mund të zbardhen emrat?.  Pas miratimit të reformës, fillimisht  do të merret lista që ka në dorë ambasada e SHBA. Më pas të gjithë gjyqtarët do të detyrohen të deklarojnë pasurinë e tyre. Kjo pasuri do të verifikohet hap pas hapi. Si është përfituar. Nga dita e fillimit të puëns së gjyqtarit deri sot. Do bëhet krahasimi i të ardhurave të gjyqtarit dhe përfitimete  tjera që aim und të ketë nga familja.  Gjyqtarët e  dinë shnumë mirë këtë gjë. Në sitë nuk janë vetëm gjyqtarët e shkallës së parë. Do të kalojnë  provën e pastërtisë gjyqtarët në të trija shkallët e gjykimit. I ashpër në deklaratat e tij ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Manjani është shprehur se do të shkarkoi nga detyra çdo gjyqtarë të korruptuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here