Beleri e kallëzoi për manipulimin e pronave, Jorgo Goro paraqitet sërish në SPAK

0
155

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish paraditen e kësaj të marte në SPAK.

Nuk dihet ende se në çfarë cilësie po merret në pyetje Jorgo Goro, nëse po pyetet si person që ka dijeni për rrethana të caktuara apo i dyshuar për konsumim të veprave të penale.

Sakaq ndaj tij është bërë dhe një kallëzim nga Fredi Beleri. Ky i fundit akuzon Goron për shpërdorim detyre, në lidhje me shkeljen e procedurave ligjore për dhënien e lejes për Artan Gaçin.

Fredi Beleri ka kallëzuar për shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Himarë.

Konkretisht në padi thuhet: “Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here