Shehu: Procesi ndaj Berishës, si në Rusi

0
144

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, nga SPAK ku ndodhet bashkë me deputetët e tjerë demokratë, u shpreh se drejtësia synon të zhbëjë opozitën dhe godet themelet e demokracisë.

Për Syri TV, Shehu tha se Shqipëria po bëhet njësoj si Rusia ku goditet lideri i opozitës.

“Ne kemi këtu sot z. Berisha si të dënuar apo më mirë si në një proces politik të involvuar si liderin e opozitës, si Kryetarin e PD-së, pikërisht për të goditur opozitën, për të goditur Partinë Demokratike, për të goditur realisht rëndë, demokracinë shqiptare.

Në qoftë se ne jemi këtu sot, jemi pikërisht për këtë gjë, që të ngremë zërin kundër kësaj farse të drejtësisë që synon zhbërjen e opozitës, një farsë që synon dhe godet rëndë themelet e demokracisë së një vendi. Ky është thelbi dhe esenca dhe ky është një proces që ndodh dhe në vende të tjera ku sundojnë regjime; ndodh në Rusi, ndodh në Birmani, ndodh kudo ku synohen pikërisht të goditen liderët e opozitës, ata që ngrenë zërin, ata që udhëheqin forcat kryesore demokratikë në ato vende. Kjo fatkeqësisht po ndodh edhe në Shqipëri, ky është realiteti i hidhur i demokracisë shqiptare dhe i Shqipërisë vetë në këto momente”, u shpreh Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here