Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim me 7 vite burg për 5 nga të akuzuarat që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtareve shqiptar për xhihad.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.
Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhe 5-vjeçare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO.
Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.