Apeli i GJKKO ka shtyrë vendimin mbi ankimimin e liderit të opozitës Sali Berisha mbi masën “Arrest shtëpie”.
Shpallja e vendimit do të bëhet më 25.01.2024, në orën 09:00.
Kujtojmë se ditën e djeshme, për rreth 2 orë, ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait. Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur.