Akuza e FORTË/ Berisha: Altin Dumani mbuloi skandalin Amant Josifi-Olsi Rama

0
144

Kryedemokrati Berisha ne fjalimin e tij para qytetareve protestues ka leshuar akuza te forta ndaj kreut te SPAK, duke theksuar se ai ka mbuluar skandalin e Amant Josifit me vellain e kryeministrit Rama.

“Miqtë e mi, Edi Rama është një diktator ndoshta kurrë ndonjëherë një qeveritar nuk ka vjedhur në Shqipëri në kohëra sa vjedh Edi Rama.
Dhe të gjithë vjedhjet e Edi Ramës ia mbulon në njeri, dhe ky njeri quhet Altin Dumani, i korruptuar nga Rama në çdo qelizë të qenies së tij.
Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi.
Altin Damani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.
A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë.
Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin.
Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.
Edi Rama është fajtori numër 1.
Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Damani?
I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe.
U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.
A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme.
Sepse Altin Damani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës.
Miqtë e mi, për të gjykuar vjedhjet, krimin, sot ai ka plasur për fushe. Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama qëndron para të gjithë skandaleve të mëdha.
Një nga skandalet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë është skandali Amant Josifi-Olsi Rama.
A mund të thoni ju çfarë bëri Damani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai.
Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin.
Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here