Edhe këtë javë blegtorët kanë vijuar me protestën e tyre ku kanë paralajmëruar edhe për një përshkallëzim të situatës nëse nuk ndërmerren masa. Ditën e sotme ata deklaruan se situata është bërë mjaft e vështirë dhe ndihen të braktisur nga qeveria
“Këta duan të na zhdukin është e qëllimshme kjo situatë me bujqësinë. në rast se nuk merren hapat ne do të shkojmë në Tiranë dhe kryeministri ashtu si e bën bota.
Misri që kemi mbjellë është me 20 lekë, përse të vjeri misri i serbit këtu dhe misri jonë të mbetet pa shitur.”
Një blegtor tjetër ka vënë theksin dhe alarmin se janë në pragun falimentimit dhe të rinjtë që janë baza kryesore e kësaj pune do të ikin në emigrim.
“Nëse nuk zbatohen pikat kryesore që ne kërkojmë do të kalojmë në faliment dhe të gjithë të rinjtë që janë baza e kësaj pune do të marrin rrugën e emigracionit dhe do të kapitulloj gjithçka.Duhet të merren në konsideratë pikat kryesore që të mos falimentojmë.”