Arrestohet “polici” i rremë në Tiranë, ja çfarë iu gjet në makinë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi iu gjet pistoletë imituese, thikë dhe stema e portofol si të policisë.

I riu i identifikuar si Spajdi Selamaj, është arrestuar në rrugën “Siri Kodra” teksa po qarkullonte me automjetin e tij tip ‘Benz’.

Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të policisë.

 

Share it :