Ish-Presidenti Ilir Meta, sot, më 27 janar, kur në botën mbarë shënohet Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit dhe bëhen homazhe, përforcoi thirrjen për të dënuar antisemitizimin dhe mungesën e tolerancës, dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut kudo ku ndodhin.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë mizorisë së Holokaustit, – shkroi Meta në Fb. – Krenar për popullin shqiptar dhe kodin tonë të nderit Besa që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.