Shqiptarëve sot po ikin nga sytë-këmbët./ Hoxha: Skavica, varrhimësi i Dibrës

Kryetari i Partisë Demokratike të degës Mat, Bedri Hoxha mbajti fjalimin e tij në protestën e ditës së sotme në mbështetje të kryetarit të opozitës Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Hoxha u shpreh se projekti Skavica në Dibër është bërë për përfitime të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se ky projekt po zhkatërron historinë e vendasve.Edi Rama me shok e ka vendosur hartën dhe po e shqyejnë si ujqërit dhe po e coptojnë e po e ndajnë për vete  dhe ndaj pjesa më e madhe e Shqiptarëve sot po ikin nga sytë-këmbët. Kudo që të shkosh në zonat rurale, në Burrel, në Klos, pas orës 12 të shkosh në Bulqizë, të shkosh në Peshkopi që do të përmbytet. Kush mund të prononcohet sot për Skavicën. Skavica është varrmisi i Dibrës dhe i bukurive natyrore që ua ka fal zoti. Do zhduket historia, do zhduken varret e të parëve, gjithçka  do të marrë fund. Ndaj, unë u bëj thirrje edhe banorëve të Dibrës, edhe të Bulqizës, të Klosit, të Matit  që të angazhohemi e të ngrihemi të gjithë në mbështetje të Sali Berishës të luftojmë këtë të ligë në pushtet. Pa luftën tonë të përbashkët ne nuk do tja arrijmë” u shpreh Hoxha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *