Anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Kristian Kina foli sot për lëvizjen e ardhshme në Inceneratorin e Fierit.
“Nëpërmjet një relacioni drejtuar anëtarëve të Këshillit Bashkiak Fier, në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, do tentohet të kalohet një marreveshje, midis Bashkise Fier dhe Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekueinceneraotirstruara dhe Konfiskuara Tiranë, për të rimenaxhuar Inceneratorin e Fierit.
Sipas planit të Bashkisë Fier, do të krijohet një strukture e posaçme, me 15 persona staf, e që do të paguhet nga të gjitha Bashkitë e Qarkut Fier, në bazë të sasisë së mbetjeve që do të depozitojë secila bashki.
Por, duke marrë shkas nga interesi i lartë publik lidhur me çdo çështje që ka lidhje me aferën e inceneratorëve, që është provuar të jetë afera më e madhe korruptive e 30 viteve demokraci, kemi depozituar sot një kërkesë pranë Bashkisë Fier, duke i kërkuar një informacion të plotë dhe shterues, lidhur me këtë përpjekje.
Për të marrë tablo më të qartë lidhur me këtë marrëveshje, në kërkesen tonë drejtuar Bashkisë Fier i kemi bërë këto pyetje:
1. Çfarë ka ndodhur deri më tani në landfillin e Fierit?
2. Cili është statusi juridik dhe ekonomik i landfillit aktualisht, nisur nga statusi privat që ka pasur?
3. Cila është gjendja teknike e impiantit?
4. Çfarë është sekuestruar deri më tani nga agjencia, toka, impianti apo veprimtaria ?
5. Si do kalojë e drejta nga kompania private tek bashkia?
6. Cila do të jetë veprimtaria ekonomike e impiantit kur do të kalojë nën administrimin e Bashkisë?
7. Cila do të jetë tarifa për ton, që do të paguajnë bashkitë?
8. Cili është plani i biznesit për të zhvilluar këtë veprimtari ekonomike?
9. Sipas kontratës, Bashkia Fier ka dy anëtarë në Njësinë e Zbatimit të Projekteve që duhet të raportonin çdo 2 muaj për ecurinë e punës në Inceneratorin e Fierit. Pse nuk janë bashkëngjitur në këtë relacion dhe raportet e fundit të tyre drejtuar Bashkisë Fier?
10. A do të ketë selektim mbetjesh në këtë veprimtari të re të Inceneratorit të Fierit?
11. Jane harxhuar 36 miliard lekë për Inceneratorin e Fierit, nga taksat e qytetarëve. Pse nuk është vënë në punë?
Qytetarët kanë nevojë për një informacion më të detajuar në lidhje me këtë çështje.
Njëkohësisht, edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, përpara se të votojnë, duhet ta njohin më mirë gjithë situatën lidhur me këtë problem shqetësues për mbarë opinionin.
Nga Bashkia Fier presim një pasqyrim më të qartë të gjithë situatës, kështu që të gjithë qytetarët e Fierit, por jo vetëm, të fillojnë të mendojnë se Inceneratori i Fierit do të futet në shinat e funksionimit normal, me objektivin e vetëm pastrimin e qytetit dhe jo rimbushjen e xhepave të disa individëve.”