INTERVISTA/ Sazan Guri jep alarmin: Ndotja në Tiranë nga ndërtimet e transporti, mushkëritë po na i mbushin me helme. Veliaj mashtron me të dhënat

Profesori Sazan Guri në një intervistë për gazetën “Standard” flet mbi ndotjen e ajrit në Tiranë. Ai thekson se Tirana ndotet për shkak të ndërtimeve, për shkak të naftës.

 

“Tirana ndotet për shkak të ndërtimeve, për shkak të naftës. Mos harroni edhe fabrikat në Kurum pranë Elbasanit edhe fabrika e çmentos në Fushë Krujë. Ajri i ndotur vjen i gjthi e qarkullon edhe në Tiranë dhe këto sjellin të gjithë ndotjen.

Ka grimca në ajër squfuri, edhe pluhuri.

Kështu në ditët me diell, rrezet ultraviolet hyjnë në reaksion kimik me këtë ndotje që vjen nga të gjitha anët në Tiranë. Po të shkosh në Dajt në mëngjes sheh një re pluhuri në të gjithë Tiranën.

Kryeqyteti është e kërcënuar nga një ndotje gjigande. Në qoftë se kemi squrfur të lartë dhe krijon So2 (sulfur dikosid)

Në Tiranë kemi prani të acidit sulfurik, acidit nitror dhe po ashtu azotit. Këta  elementë e bëjnë jetën në Tiranë të pamundur. Kjo është e përditshme, e përjavshme. Momentet që be shiu duket sikur ka një pastrim, por realisht ne aty shohim të vërtetën e ndotjes. Shhni si bëhen xhamat e makinave apo xhaketat tona pas këtij shiu.”

I pyetur se pse institucionet nuk reagojnë për këtë situatë, Guri tha: ‘Këtu nuk kemi më departamente të sëmundjes profesionale. Stacionet e monitoritmit të ajrit ishin 8 pika, i hoqën këto. Në ditën që bie shi, Veliaj porosit një makinë lëvizëse të masë në zonat e pastra dhe që të thotë që i ka parametrat në rregull.”

 

Më tej duke folur pë ndotjen si proces dhe dëmet që na shkakton, profesori theksoi se:

‘Kjo ndotje kur shkon te mushkëria, para se të vejë në pulmon, pra gyp i pulmonit mbushet me Pm1 dhe e mbush mushkërinë me këtë helm. Këta janë bazament për sëmundjen. Sëmundja e mushëkrisë por edhe sëmundja e kovidit. Kujtoni, qytet më të ndotur kishin probleme më të mëdha edhe me sëmundjen./standard-al-207047.hostingersite.com

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/31/media-gjermane-te-thithesh-vdekjen-ne-shqiperi-ekonomia-e-ndertuar-mbi-ndotjen/

 

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/01/31/tirana-si-dhome-gazi-flet-eksperti-i-mjedisit-problem-i-madh-pluhurat-dhe-dioksidi-i-azotit/

 

 

Share it :