Shkolla e magjistraturës, hiqet mesatarja për t’i hapur rrugë kamikazëve të rinj në sistemin e drejtësisë!

Nga Besart Xhaferri:

Nuk kanë të ndalur manovrat për degradimin e sistemit të drejtësisë, teksa vrasësit e drejtësisë me direktiva të partisë kanë vendosur të heqin mesataren 8 për ata që duan të regjistrohen në shkollën e magjistraturës

Kjo është një manovër për t’i hapur rrugën edhe atyre patronazhistëve mediokër me mesatare nën 8 në një degë si juridiku, që të bëhen magjistratë të rinj e nesër të jenë të gatshëm si kamikazë në sistemin e drejtësisë për llogari të interesave të pushtetit.

Ekspertët e fushës nuk duhet të heshtin përballë këtij skandali pasi nuk e kemi luksin të kthehemi në kohën kur drejtësia ishte drapër dhe çekan në duart e pushtetit kundër njerëzve dhe shtetit!

 

 

Share it :