Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës, Gramoz Sako

0
81

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja nga Sako është paraqitur të premten, ndërkohë që mendohet që vendin e tij ta zërë një tjetër ish-drejtues i njohur i Policisë, Haki Çako.Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gramoz Sakos, i cili e ka marrë detyrën në vitin 2013, por ndaj tij ka pasur akuza publike nga Partia Demokratike, përveçse për keqtrajtimin e deputetëve të opozitës gjatë protestave të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, ashtu edhe për korrupsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here