Reforma zgjedhore/ Salianji zbulon hilen e Bashës: Rama po përdor një grup deputetësh demokratë

0
108

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zbuloi atë që ai e quan hile të propozimeve të Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

I ftuar në News24, Salianji theksoi se Rama po përdor një grup të deputetëve demokratë për të krijuar një perceptim se këtu ka një problem te opozita.Salianji: E vetmja gjë që është për të ardhur keq është përdorimi që po u bën Edi Rama të një pjese të deputetëve të dalë nga votat e demokratëve për të krijuar perceptimin që këtu ka një problem tek opozita. Duket qartë që është një teatër. Në momentin që po shikon se po krijohet një ortek opozitar, Edi Rama nxjerr disa nga këta, Lulin se të tjerëve nuk u vë faj, i nxjerr për t’i barrikaduar dhe për të krijuar përplasje sikur këtu ka një problem mes opozitës. Nëse ai është me qeverinë duhet të vazhdojë dhe të shkojë në punë të vet.Ç’është ky regjim që vendos edhe për vullnetin e partive ndërsa për t’u bërë bashkë nuk u lejoj. Keni parë ju në ndonjë vend të botë që thonë se do t’i gjejmë votat? Deklarata që do të bëheshin shkak për dorëheqjen e tyre. Ata e thonë qartë se do t’i blejnë votat. Shqipëria ka pasur një traditë parlamentare jo aq të mirë po jo aq të keqe sa tani. PS ka pasur 84 vota në kohën e Fatos Nanos dhe është krijuar një tryezë për reformën zgjedhore dhe opozitës i është lënë e drejta e vetos. Ky nuk i ka 84 vota dhe thotë do t’i gjejë me çdo formë. Janë deklarata që do të shkaktonin tërmet jo nga i Dibrës në çdo vend të botës.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here