Për nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashi, kalimi i Reformës Zgjedhore në mbledhje dhe takime virtuale, minon gurin e themelit për një proces gjithëpërfshirës.
Për Klan News, Bylykbashi tha se mazhoranca po i mohon shumicës së demokratëve të marrin pjesë në komision, ndërsa e cilëson bashkëdrejtimin e tryezës nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017.
“Qartazi Edi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Lulzim Basha”. Mund të jetë rënë dakord në dhomë të mbyllur për ta veshur me një mantel konsesualizmi të rremë. Propocional kombëtar me prim. Primi garanton Edi Ramën që mos të zbresë kurrë”,thotë ai.
Bylykbashi sheh si pjesë të pazarit sheh edhe mundësinë e ndryshimit të hartës territoriale.
“Uroj mos jetë kjo marrëveshje më jep një kalë të të jap një gomar siç ishte marrëveshja me jep Vettingun të të jap Reformën territoriale”, shton demokrati.




