Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një vajzë 13-vjeçar është përdhunuar nga 7 persona të rinj me origjinë egjiptiane.
Vajza ka qenë bashkë me të dashurin e saj 17-veçar dhe të rinjtë i kanë pritur derisa t’u afroheshin tualeteve publike. E mitura ka përjetuar 30 minuta tmerr teksa u ka kërkuar të rinjve ta lënë të largohet.
“Të lutem, të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj…”, mësohet të ketë thënë ajo.
Ajo arriti të çlirohej dhe të arratisej me të dashurin e saj në rrugën kryesore të Katanias, nëpërmjet Etneas. Disa kalimtarë e kanë ndihmuar dhe kanë lajmëruar policinë.
13-vjeçarja u dërgua në spitalin Cannizzaro dhe u ekzaminua. Shenjat e dhunës ishin të dukshme.





