Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku pas një aksidenti ka humbur jetën një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Mësohet se e mitura është përplasur aksidentalisht nga M. Kaci që është njëkohësisht dhe gjyshi i saj, teksa po ecte indietro me makinën e tij.
Pas transportimit të menjëhershëm në spital fëmija nuk ka arritur që ti mbijetonte plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.