Bardhi: Nikolla me urdhër të Ramës pengon vendimin për Olta Xhaçkën

0
156

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur sot në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit.

Lidhur me seancën e djeshme plenare, Bardhi tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla në mënyrë të paprecedentë vendosi të çelte seancën pa lejuar opozitën.

Bardhi tha se opozita proteston sot për të pasur një Parlament funksional, pasi falë mazhorancës, institucioni ka degraduar. Demokrati tha se Nikolla me urdhër të Ramës pengon vendimin e GJK për Xhaçkën.

Bardhi: Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë. Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.

Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here