Sulmet kibernetike ndaj INSTAT/ Eksperti: Ka edhe bashkëpunëtorë të brendshëm

0
125

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili foli mbi problematikat e rënda që ka sjellë sulmi nga hakerat në disa institucione të vendit, ku i fundit ishte INSTAT.

Softa është shprehur se: “Ne kemi kohë që sulmohemi dhe jemi në hakerim dhe në të gjitha rastet e hakerimit nuk ka një bilanc nga qeveria që të kuptohet çfarë dëmi ekonomik, rreziqet, dëmi material që kanë shkaktuar këta hakerime”.

“Ne kemi kohë që sulmohemi dhe jemi në hakerim dhe në të gjitha rastet e hakerimit nuk ka një bilanc nga qeveria që të kuptohet çfarë dëmi ekonomik, rreziqet, dëmi material kanë shkaktuar këta hakerime. Ky bilanc është i nevojshëm që çdo individ, ndërmarrje dhe strukturë që të ndërtojë mbrojtjen e tij. Kjo mungesë e transparencës i ka bërë më enigmatike këto hakerimi dhe kemi ulur nivelin e mbrojtjes.

Investimet në strukturën e mbrojtjes tregojnë edhe një herë që investimet për një Shqipëri digjitale kanë treguar një produkt të dobët. Janë sulmuar bankat, sistemet e komunikimit, parlamenti, INSTAT dhe vazhdojmë të jemi nën sulm dhe akoma nuk po e kuptojmë që sulmi i tyre është në eficencë dhe mbrojtja jonë është shumë i dobët.

Ka një sulm të koordinuar me hakerat, të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë, mendoj se sulmet kibernetike nuk janë të organizuar vetëm nga jashtë, pasi do të duhet të ketë dhe bashkëpunëtorë, pasi sado i mirë është sulmi, nuk e ka efikasitetin nëse nuk ka dijeni për dobësitë dhe persona nga brenda territorit. Nesër e ka radhën sistemi i shëndetësisë, rrjeti i shpërndarjes elektrike që do të sjellë probleme të mëdha. Një sulm i kësaj natyre ndodhi ndaj Turqisë ku e la pa energji elektrike për gati 12 orë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here