Zhupa zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit: 1 përfaqësues shteti, 4 nga privati

0
109

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria, çështje e cila po ndiqet edhe në Gjykatën Kushtetuese nga vetë ajo.

Në deklaratën e saj, Zhupa solli fakte të reja sa i përket shkeljeve kushtetuese të qeverisë ku tha se shkelja fillon nga fakti që shteti shqiptar nuk del më garant për identitetin dhe historinë e trashëgimisë kulturore dhe theksoi se kemi të bëjmë me nënpërfaqësim të shtetit shqiptar.

Deklarata:

Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese me një seancë të riçelur. Pasi u mbyll hetimi gjyqësor dhe u dhanë konkluzionet finale më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta riçelëse seancën plenare pas kërkesës sonë në bazë të fakteve dhe provave të reja që ne vumë në dispozicion për raportin e UNESCO-s të fshehur nga pala shqiptare.

Sot unë do të jap disa fakte të reja.

Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.

Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra,ish- ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.

Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.

Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.

Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se … “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.

Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrintit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.

Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuar dy lloj shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.

Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here