Avokati Erald Aga
Për të gjithë ju që keni marrë 2 sms nga One Albania e cila ka kërkuar përditësimin dhe ndryshimin e kushteve të kontratës në mënyrë krejt të njëanshme ju këshilloj të paraqiteni pranë pikave të One Albania e të shpreheni me shkrim si më poshtë:
“Në vijim të dy sms të marra nga One Albania për përditësimin e kushteve të përgjithshme të kontratës që përfshin edhe të drejtën e One Albania për të aplikuar ndryshimin e tarifimit, kërkoj vijimin e zbatimit të kontratës në fuqi deri në përfundim të saj sipas kushteve të dakordësuara abonent-klient. Nuk jap pëlqimin për përditësim të kushteve të përgjithshme të kontratës në mënyrë të njëanshme dhe po ashtu as të drejtën që të ndryshoni tarifimin pa pëlqimin paraprak timin”.