Gjykata e lartë ka vendosur që me 5 mars të zhvillohet seanca për kërkesën e SPAK për rikthimin në qeli të Jamarber Malltezit.
Në të njëjtën datë, me 5 mars në orën 12 e 30 shqyrtohet edhe rekursi i ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës detyrim paraqitje që u caktua ndaj tij fillimisht.
Berisha prej datës 30 dhjetor mbahet i izoluar në banese për shkak se SPAK i kërkoi gjykatës ashpërsim të masës pasi nuk respektoi vendimin e parë të gjykatës.




