Afera Rama-McGonigal/ Crawford: Duhet të kemi durim, ne amerikanët duhet të pastrojmë shtëpinë tonë

0
148

Presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, komentoi në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV, edhe gjyqin ndaj Charles McGonigal.

Më 16 shkurt do jepet vendimi për dosjen shqiptare të McGonigal, ku i implikuar është kryeministri shqiptar, Edi Rama, që e ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI për llogari korruptive.

Crawford tha se duhet të kemi durim për këtë çështje.

“Faza e parë është që ne amerikanët duhet të pastrojmë shtëpinë tonë. Ne duhet të marrim masat me McGonigal, me ata amerikanët që ishin të përfshirë. Kjo është një çështje që duhet të kemi durim.

Nuk do jetë një çështje që duhet të nxitojmë. Mund të ketë një fazë që palët që janë kundër njëri-tjetrit, mund të hapin gjykatën mes njëri-tjetrit jo për çështje kriminale, por për çështje civile. Nëse ka një dëmshpërblim, pasi akti korruptiv ndodhi atje. Kjo gjë ndodh me faza, faza kriminale, faza jokriminale. Ne duhet të kemi durim,” tha ai.

Sipas tij, kjo çështje duhet hetuar edhe në Shqipëri.

“Unë besoj që nëse ka pasur shkelje këtu, është normale për ata që të hetojnë. Unë jam duke lexuar gjërat që janë publike.

Nuk pres për Blinken që të përmendë ndonjë dosje specifike. Unë e di që Senati është i interesuar për SPAK-un, është i interesuar për çështjet ligjore. Besoj që SPAK-u është një nga prioritetet e Senatit dhe normalisht është prioritet edhe për Blinkenin,” tha Crawford.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here