SKANDAL/ Gjoba mjekëve për llogari të koncesionit 130 mln euro të Vilma Nushit

0
137

Ndërsa konçesioni i Check Up është në dyert e SPAK si një aferë korruptive në vlerën e 130 milionë eurove, Ministria e Shëndetësisë sfidon SPAK-un duke avancuar me të tjera abuzime në vitin e fundit të kësaj kontrate koncesionare

E cilësuar nga ekspertët si një koncesion i fryrë fiktivisht në më shumë se 65 milionë të përfituara nga Vilma Nushi, mikeshë e kryeministrit, kjo kontratë po penalizon tashmë edhe mjekët.Këta të fundit po gjobiten masivisht pasi nuk i janë bindur konçesionarit dhe nuk kane realizuar planin që kompania konçesionare të marrë përfitimet maksimale nga kontrata e nënshkruar në kohën e Ilir Beqajt

SYRI TV mëson se prej disa javësh një grup pune i ngritur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, po auditon çdo qendër shëndetësore e, çdo mjek që nuk ka arritur planin e përcaktuar nga kompania e Vilma Nushit  gjobitet dhe vlera e gjobës I mbahet nga paga.

SYRI TV disponon raportet e auditimit dhe gjobitjen e mjekëve, ku vetëm në qendrën shëndetësore nr. 6 në Tiranë janë gjobitur 7 mjekë pasi kanë realizuar planin 95 % dhe jo 100 % siç e kërkon kompania e mikëshës së Kryeministrit. E në shenjë denigrimi, mjekët janë detyruar që të firmosin se pranojnë gjobën.

Por, ky akt skandaloz është i shtrirë në të gjithë vendin, duke cenuar kështu jo vetëm integritetin e mjekëve, por edhe si një dëshmi e keqpërdorimit të tyre për interesa të konçesionit të Check Up, që vetëm me kontratë ka përfituar 130 milionë euro.

Jo vetëm kaq, prej kohësh edhe mjekë specialistë apo kushdo me një kontratë pune me Ministrinë e Shëndetësisë detyrohet që të dalë në terren për të realizuar planin e kontrolleve për llogari të kompanisë konçesionare.

SYRI TV i drejtoi disa pyetje Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me gjobitjen e mjekëve dhe detyrimin e tyre për plotësimin e këtij plani, si dhe cilat janë kushtet e kontratës konçensionare dhe a janë konstatuar regjistrime fiktive të kryerjes së check-up, por nga Ministria ende nuk ka asnjë përgjigje.

syri tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here