“Vizita e Blinken, ‘qokë’ për Ramën”, gazetari: Sekretari amerikan duhej të takonte opozitën

Analisti Arjon Sulo e konsideroi vizitën dhe mesazhet e Antony Blinken, Sekretari amerikan i shtetit, si një ‘qokë’ për t’i treguar mbështetje Edi Ramës.

Sulo, i ftuar në “Open” në News24, tha se Blinken do duhej patjetër të takonte përfaqësues të opozitës, teksa tha se mendon se zyrtarët e lartë amerikan nuk duhet ‘t’i shohim më si arbitra’.

“Nga ajo që pamë, vizita ishte një falënderim për Ramën, një mbështetje e paparë deri tani nga sekretarët e shtetit për një politikan shqiptar në pushtet.

 

 

Në momentin që ne presim që shteti më demokratik në botë të nxisë parametrat e demokracisë këtu, ne dëgjojmë që bëhet gati një ‘qokë’ për kryeministrin. Ky është problemi.

Dhe në këtë moment unë them të mos i shikojmë më ata si arbitra. Sepse të mos takosh opozitën, dhe Blinken nuk sheh opozitë aty, është mbështetje e madhe që të mbash 20 vjet Ramën…

Të takonte përfaqësues të opozitës. Ai duhet të takojë përfaqësuesin e 600 mijë shqiptarëve që kanë votuar”, tha ai.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *