SKANDALI/ Pacientët në mëshirë të fatit, Shqipëria prej 6 ditësh pa Urgjencën më të madhe në vend

0
155

Prej 6 ditësh, Urgjenca më e emadhe në vend, urgjenca e QSUT, është jashtë shërbimit, për shkak të një zjarri që ra rreth 1 javë më parë.

Gazetari Osman Stafa denoncon se 3/4 e ndërtesës 6 katëshe janë pa energji elektrike, teksa aty nuk jepet asnjë shërbim, ndërkohë që prej ditësh nuk ka pasur një njoftim nga QSUT apo Ministria e Shëndetësisë.

“Nga verifikimet e mia, prej 6 ditësh, Urgjenca më e madhe në Shqipëri, urgjenca e QSUT është jashtë shërbimi, për shkak të zjarrit që u raportua. Sipas burimeve të mia, 3/4 e ndërtesës është jashtë funksionit, është pa drita.

Imagjinoni që në një ditë normale, të 6-ta katet e urgjencës janë plot me pacientë. Ndërsa sot aty nuk jepet asnjë shërbim.

“Shërbimet janë hallakatur komplet. Urgjenca e kirurgjisë është tek trauma. Urgjenca e kardios është tek Shefqet Ndroqi”, shprehet një nga punonjësit e shërbimit tek Urgjenca.

Për këtë shkak shumë qytetarë më kanë shkruar se janë drejtuar për urgjencat e tyre në QSUT dhe nuk kanë marrë asnjë shërbim. Dhe deklarojnë se nuk kanë pasur asnjë informacion për zhvendosjet që janë bërë.

Por ajo çfarë është e papranueshme është mungesa e informacionit. Dhe kjo nuk është shaka, pasi bëhet fjalë për urgjencën më të madhe në vend dhe për jetën e njeriut. Nuk ka asnjë informacion publik, për t’iu treguar njerëzve se ku duhen drejtuar për urgjencat e tyre.

Shembull: Një individ mund të pësojë arrest kardiak, mund të pësojë lloj-lloj komplikacinesh, krizash, sa luhet sekondi e minuti me jetën e njeriut. Dhe individin e sjellin në Urgjencë, në QSUT. Aty më pas mësojnë se duhet ta çojnë të afërmin e tyre ose tek Trauma ose tek Senatoriumi. Dhe për të shkuar tek secila nga këto institucione mjeksore, të merr së paku 30 min në rastin më të mirë. (Shkaku trafiku)”, shkruan ndër të thera gazetari.

Vetëm pas këtij denoncimi ka ardhur edhe reagimi i QSUT-së, që ka njoftuar qytetarët se ku duhet t’i marrin shërbimet shëndetësore, pasi Urgjenca e 6 katëshit është e mbyllur.

Një skandal i madh për Ministrinë e Shëndetësisë, që duhet të marrë masa të menjëhershme, pasi për 6 ditë është rrezikuar jeta e pacientëve që duhet të merrnin trajtimin mjekësor të menjëhershëm.

Reagimi i vonuar i QSUT:

📌Njoftim i rëndësishëm

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën me dije se si pasojë e një defekti teknik në një nga dhomat e sherbimeve teknike 6 ditë më parë, në katin -1 të godinës së Spitalit Qendror në QSUT u konstatua tym dhe menjëherë u morën masat për mos përhapjen e tij në ambientet e shërbimit të urgjencës si dhe është bërë sigurimi i pacientëve të shtruar duke e vijuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Për të mos cënuar shërbimin e urgjencës për qytetarët për shkak të këtij defekti teknik të ndodhur, bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Sherbimin Neurovaskular në QSUT ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.

Fale investimeve të bëra në të gjithe sistemin këtë dekadë dhe angazhimit të personelit shëndetësor, janë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ofruar përkohësisht shërbimin e urgjencës së spitalit qendror në këto struktura shëndetësore bazuar në planet e emergjencës.

Ndërkohë aktualisht strukturat përgjegjëse po vijojnë punën intensivisht për rikthimin sa më parë në punë të shërbimit të urgjencës në spitalin qëndror në QSUT duke garantuar dhe sigurinë e të gjithë elementëve teknik për të vijuar shërbimin ndaj qytetarëve me standartet e duhura.

Sistemi shëndetësor spitalor është i mobilizuar, për t’i shërbyer qytetarëve në çdo skaj te vendit për nevojat e tij shëndetësore.

Spitalet punojnë me staf të plotë për të pritur urgjencën e sëmundjeve kardiake, semundjeve të specialiteteve të ndryshme duke qenë në gadishmeri 24/7 koronarografi.

#QSUT#pacientëttëparët#sëbashkupërshënde

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here