Te Shkodra i kanë sytë dhe shpresën të gjithë shqiptarët.”
Ky ishte mesazhi që përcolli ish-kryebashkiaku i këtij qyteti, Bardh Spahia gjatë një takimi me banorët e Postribës, të cilët i ftoi të marrin pjesë masivisht në protestën e 20 shkurtit.
Gjatë fjalës së tij, Spahia u shpreh se të gjithë qytetarët i kanë sytë dhe shpresën te Shkodra, e cila do t`i japë goditje regjimit të Edi Ramës.Spahia u shpreh gjithashtu se askush nuk ka më dyshim se kush është opozita e vërtet, ndërsa tha se Partia Demokratike është alternativa e vetme për shqiptarët.Gjatë takimit, Spahia u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 20 shkurtit.