Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi pas qëndrimit të mbajtur nga nënkryetari i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit, Martin Mata. Zhupa tha se ai ka mashtruar publikisht duke thënë disa të pavërteta.
REAGIMI I ZHUPËS
Raporti i UNESCO-s, që kundërshton koncesionin e Butrintit është përgjigjja më e mirë ndaj të pavërtetave të Martin Matës!
Të pavërtetat e intervistës së Martin Matës, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit janë të shumta, janë aq shumë sa nuk e kuptoj si i doli koha në 4 minuta sinkron.
1- Mashtroi publikisht në intervistë me Zërin e Amerikës se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika”. Jo vetëm bën kritika, por e kundërshton dhe përmend AADF specifikisht ku Mata është CEO, si të papërshtatshme, që nuk ofrojnë zgjidhjet që duhet për mbrojtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit.
Citoj një pjesë raporti nga dhjetëra: “Marrëveshjet mes Ministrisë se Kulturës, AADF-se dhe Fondacioni i ri nuk japin një zgjidhje të përshtatshme, pasi nuk janë përgjegjëse për menaxhimin e pasurisë së Trashëgimisë Botërore si të tillë”.
2- Së dyti, vetë Martin Mata është goditur nga raporti dy herë, një herë si koncensionar AADF, si të papërshtatshëm, që nuk ofrojnë zgjidhje dhe një herë tjetër si individ, anëtar i bordit të fondacionit që e merr Butrintit.
Citoj raportin: “Sipas misionit, Bordi i Drejtoreve te Fondacionit nuk kishte kuptuar si duhej kufijtë e pasurisë së Trashëgimisë Botërore dhe funksionin e zonës së saj buferike të miratuar nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në vitin 2007. Kjo situate tregon që nuk janë kuptuar potencialisht mjaftueshëm kërkesat per menaxhimin dhe mbrojtjen në kontekstin e Trashëgimise Botërore”.
Pra, Bordi i Drejtorëve në tetor 2022 kur erdhi misioni, Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fjona Boriçi dhe Richard Hodges nuk kanë kuptuar siç duhet kërkesat për menaxhimin dhe mbrojtjen e Trashëgimisë Botëror”.
Me kaq Mata duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të jepte intervistë sepse ka marr përsipër të bëjë një punë që nuk e kupton dhe kështu na dëmton pasurinë tonë të mbrojtur UNESCO.
3- Mata tha se “AADF ka mandat për t’u përfshirë në trashëgiminë kulturore të vendit”, me demek me “mision filantropik”. Kjo është e pavërtetë, AADF ka mandat vetëm për turizëm kulturor. Le të na tregojë Martin Mata se ku e bazon AADF përfshirjen në trashëgimi kulturore?! Lerë pastaj misionin filantropik, i cili sigurisht nuk bëhet duke marr në posedim pasurinë publike, duke marrë në koncesion Butrintin, por duke dhënë në posedim paratë dhe duke i mbikëqyrur ato!!!
4- Mata fshehu të vërtetën se kur AADF përfshihet në trashëgiminë kulturore ka bërë dëme dhe nuk është hera e parë që UNESCO e kundërshton. Komiteti i Trashëgimisë Botërore [KTB] e shkatërroi imazhin e AADF-së në këtë drejtim me Vendimin e vet 45 COM 7B.104 8 të 14 shtatorit 2023 në Sesionin e 45 të Riadit, ku shprehu shqetësimin më të thellë për Projektin e Parkut Ujor Drilon-Tushemisht – projekt ku AADF-ja ka investuar në 7 prej 15 nënprojekteve – dhe deklaroi se Liqeni i Ohrit mund të futet në të ardhmen në Listën e Pasurive Botërore në Rrezik.
5- Ai shprehet “Nuk ka prezantuar AADF një Plan Menaxhimi” për Butrintin. Kësaj i përgjigjet vetë me deklaratat e AADF, ku e ka paguar planin me 250.000 dollarë, e prezantuar dhe e ka marrë vetë Butrintin…
6- Martin Mata tha presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gënjeshtër e madhe nga ana e FMB nuk është pritur asgjë përkundrazi janë hapur tendera dhe prokurime me shumicë, janë bërë konkurse për Qendrën e Vizitorëve etj. E vërteta është që pas thirrjes publike, me publikimin e raportit UNESCO tërësisht kundra jush, ministri i ri Gonxhe nuk ja u firmosi transferimin siç prisnit ju dhe tani jeni të detyruar të prisni Gjykatën jo se jeni të ndërgjegjshëm, por nga halli!
Gjej rastin të them se ministri i ri ka vepruar kundrejt rregullave ligjore për të stopuar transferimin kur ka një proces në Gjykatë Kushtetuese, jo si paraardhësja e tij Margariti që njihte autoritet të vetëm Martinin dhe Sandrin e AADF. Të cilët me shumë mundësi do e mbajnë të angazhuar me projektet e AADF.
7- Mata tha se ata nuk i pushojnë dot punonjësit e shtetit, këtu në fakt shprehet për një akuzë imagjinare, nuk i ka akuzuar njeri që i pushojnë, por siç e kam deklaruar po i bëjnë presion të japin dorëheqjen se akoma se kanë marr koncesionit. Pra u përpoq të fshihej pas gishtit për një sjellje aspak dinjitoze që kanë bërë vartësit e tij në AADF
Si përfundim dua t’i theksoj zotit Mata që nuk do e bësh dot Butrintin si Davosi me hotele, me qendra biznesi, e me restorante e salla konferencash.
“Ne, populli shqiptar jemi krenar dhe të vetëdijshëm për historinë tonë”, siç citon Kushtetuta e vendit tonë, të cilën do e mbrojmë dhe nuk do lejojmë që trashëgimia jonë, identiteti, historia për të cilën jemi krenar të jepet me koncesion! As për Ju, edhe as për askënd tjetër në këtë tokë!