Takimi me Borell, Kurti: S’kam ftesë për takim të nivelit të lartë, në Bruksel shkoj nëse më thërrasin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell u shpreh se nuk i është thënë se do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin evropian. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit me përfaqësuesin e Lartë të dielën në Mynih tha se pret që të ketë ftesë për takim në Bruksel në ditët e ardhshme dhe se shpresonte për një zgjidhje.

Kurti shtoi se në Bruksel shkon për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë nëse ai ftohet për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë këtë e bëjë për Bashkimin Evropian, por e bëjë edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua këto do të normalizoheshin qysh vitin e kaluar por nëse nuk është bërë në shkurtin e marsin e vitit të kaluar e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, e pse jo në takimim që kam pasur në Munih ne kuader të Konferencës së Sigurisë.

Me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut, dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjës, por nuk më është dhënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel”, theksoi ai.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *