Bardhi: Rama kërkon të marrë nën kontroll KLSH-në

0
253

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të mërkurë se mazhoranca synon krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH.

“Mazhoranca të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve. KLSH raporton në Kuvend por është e precedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë çështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion”, deklaroi ai për gazetarët pas mbledhjes së grupit.

Ashtu si deputeti tjetër demokrat Bledion Nallbati, Bardhi sqaroi disa raportime të pasakta mediatike se kolegu i tij nuk ka depozituar një amendament në komisionin e ligjeve, që synon faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Madje, ai shtoi se “nuk e kemi versionin zyrtar se kush është versioni final i amnistisë”. “Këta (PS) ftojnë deputetet (për ta votuar) ndërkohë s’dihet kush është drafti final’, theksoi.

Bardhi rishprehu kundërshtinë e demokratëve për marrëveshjen Rama-Meloni dhe shprehu keqardhje për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi protokollin.

Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare. Marrëveshje përfshin Shqipërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve”, tha Bardhi.

Ai theksoi se opozita do të vijojë aksionin në parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here