Deputeti i PD Tomor Alizoti , i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi protestën e djeshme të opozitës, teksa e quajti atë madhështore.
Alizoti u shpreh gjithashtu se protesta kishte një pjesëmarrje shumë të madhe dhe mbi të gjitha natyrale.
Protesta ishte madhështore. Fakti që dha ata që janë kritike për gjithëe pranuan. Kjo ishte një suprizë për gjithë demokratët suprizë për opozitarët, suprizë për të gjithë.
Suprizë dhe për mua duke menduar se protesta ishte në një ditë jave, në një ditë pune, me atë ogranizim që ka PD, me krizën, protesta kishte një pjesëmarrje shumë të madhe dhe mbi të gjitha natyrale.
Çfarë dua të them me këtë? Se kanë protesta partitë, si gjithmonë, që organizohen strukturat e me radhë , por unë pashë që kishte dalë një pjesë e madhe e Tiranës.
Pse ka dalë Tirana? Ka dalë sepse nuk ushqehet më populli dhe shoqëria duke thënë që fajin e ka PD, fajin e ka Berisha, sepse fajin e ka gjithmonë ai që udhëheq, ai që drejton.
Dhe nëse Shqipëria është bërë sot e pajetueshme, e pabanueshme.
Në Shqipëri me një rrogë me një të ardhur, nëse ke një punë të mirë, të mesme të themi, ti nuk jeton dot. Dhe kjo nuk është për fajin e opozitës , por për fajin e një vendi që ka investuar në lyerje, në zhgërryerje dhe jo në ekonomi.
Jo në realitet. Qiratë në Shqipëri janë në kulm, blerjet në Shqipëri janë në kulm. Po i marr kot si shembull se më erdhën ndër mend. Por në Shqipëri minimalisht duhen 2 mijë deri në 4 mijë euro të blesh një metër katror.
Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse nuk i përshtaten realitetit ekonomik shqiptar.