Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbërrijë sonte në Shqipëri ku do të marrë pjesë në samtin për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë të mërkurën.
Në një intervistë për Euronews Albania, kryeministri Edi Rama tregoi nëse do të diskutojë me Zelenskyn për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Rama tha se presidentja Osmani iu përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jenë të gjithë së bashku aty pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe çështjeve të ndërlikuara mes vetes.
“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha Rama.
Rama tha lindi pas një bashkëbisedimi me presidentin ukrainas dhe duke qenë se edhe ftesat i kishin dërguar së bashku, ky mund të quhet një samit i të dy vendeve.