Nga Besart Xhaferri:
9 muaj më parë kur u arrestua Vangjush Dako dhe kur u publikuan akuzat ndaj tij, u shpreha qarte se me Dakon nuk po bëhet drejtësi por po bëhet amnisti.
Dako tashmë është lënë në masën arrest shtëpie nga GJKKO për një dosje gjyqësore të dy rasteve periferike shpërdorimi detyre.
Ky është turpi i drejtësisë re, si dosja 139, ku Vangjush Dako doli në përgjime me bosët e krimit të organizuar.
Vangjush Dako nga viti 2007 deri në 2019 ka bërë batërdi me lejet ndërtimore dhe betonin në Durrës, teksa masakra më e madhe e tij është ajo ndaj pasurive arkeologjike, që i ka varrosur nën beton.









