Edhe Soros i pranishëm në Samitin e Ukrainës në Tiranë

Në Pallatin e Kongreseve u mbajt sot samiti Ukrainë – Europa Juglindore, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, veç liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore, i pranishëm në sallë është edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Nuk dihet se në çfarë pozite merr pjesë ai në samit.

Alex Soros është i pranishëm në çdo takim rajonal, sidomos kur ato mbahen në Tiranë.

Kujtojmë takimet e Open Ballkan dhe shumë takime të tjera, ku Alex Soros gjendet përherë pranë Ramës.

Pikëpyetja që lidhet me djalin e Soros është se në çfarë cilësie merr pjesë ky i fundit në këto takime ku marrin pjesë vetëm liderë politikë dhe drejtues shtetesh.

Kujtojmë se Alex Soros, i cili tashmë është bërë president i Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”, vjen shpesh në Tiranë ku takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Madje, ai ka qenë i pranishëm edhe në ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Share it :