Kryeministri Edi Rama deklaroi në samitin Ukrainë – Europa Juglindore që po mbahet në Tiranë se “ne s’mund ta lëmë Rusinë të fitojë, e Ukrainën të humbasë”.
“Të mobilizojmë kapacitetet e burimet tona, ajo çka na bën bashkë, institucionet tona, organizatat tona, të bëjmë gjitha që mundemi për të mos e lënë agresionin të shpërblehet. Ne s’mund ta lëmë Rusinë të fitojë, e Ukrainën të humbasë, një rezultat i tillë do ishte i papërballueshëm, bashkësia europiane do ishte në rrezik, një ardhme që është shumë e dhimbshme. Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë për një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj.
Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Së fundi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën.” – u shpreh Rama mes të tjerash.