Detajet/ Digjet gjatë natës ”BMW X5” në Vlorë

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji

Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share it :