Korreshi: Gazeta e Meros ngatërron qëllimisht opinionin publik për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm

0
175

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmeve të rreme që ka publikuar mediat e paguar nga pushteti. Korreshi është shprehu se biznesi i cili përkon në identitet me mua, ska asnjë lidhje me mua apo familjen time.

Reagimi

Ky është një lajm i rremë!

Keqardhje për mediat që ngatërrojnë qëllimisht opinionin publik, për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Lushnje. Biznesmeni që përkon në identitet me mua, ska asnjë lidhje me mua apo familjen time. Ndërtimi në shkelje të ligjit është në pronësi të deputetit të Partisë Socialsite Bujar Çela dhe me qera ate zone e ka pikerisht SAIMIR XHEVIT KORRESHI qe aktualishte eshte i lenduar nga shperthimi. Ndersa im ate shoku Mero e ka Sadik dhe nuk ka njeri ne Lushnje qe nuk e di kete.

Si deputet i zonës nuk kam keqpërdorur ngjarjen e rëndë për motive politike, për shkak se kam pritur me korrektësi njerëzore që të flasin autoritete shtetërore. Gjithashtu kam respektuar dhimbjen e familjes së viktimave dhe cilindo që mbeti i dëmtuar në atë ngjarje të rëndë.

Por kur shoh që Partia Socialiste kërkon ta keqpërdor, duke deformuar realitetin përmes lajmeve të tilla të rreme, konstatoj me keqardhje se skanë asnjë grimcë njerëzore në tentativën për të fshehur të vërtetën dhe përgjegjësit. I siguroj që çdo person përgjegjës që ka shkelur lejen, per çdo akt në kundërshtim me ligjin, përfshirë mosveprimin e institucioneve për të kontrolluar zbatimin e ligjit, do të mbahet përgjegjës, pavarësisht sajesës së lajmeve të rreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here