Rreziku në Poliçan/ Urës së Mbrakullit i mungojnë 80% e dërrasave, kërcënim për jetën e banorëve të zonës

0
85

Pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Shkopet, ku një e moshuar u rrëzua në lumë dhe humbi jetën pasi ra nga një urë e varur, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet dhe në bashkinë Poliçan. Ura e fshatit Mbrakull mbi lumin Osum, ka mungesë të 80 përqind të dërrasave të saj, duke e bërë atë një kërcënim serioz për jetën e fëmijëve dhe të rriturve të 10 fshatrave që e përdorin urën për nevojat e tyre të përditshme.

E ndërtuar në vitin 1964, ura e varur për këmbësorët që ndodhet në fshatin Mbrakull, është në gjendjen që shfaqet në pamje, ndërsa nuk ka nevojë për shumë fjalë për ta përshkruar atë.

Mbi këtë urë, aktualisht janë vendosur disa dërrasa, të marra nga ish-arkat e municioneve në fabrikën e armëve në Poliçan, por edhe ato janë dëmtuar ndër vite, duke bërë që një pjesë e strukturës prej hekuri të urës, të mbetet pa dysheme, duke e kthyer në rrezik për jetën e banorëve që kalojnë sipër saj.

Premtimet nga bashkia e Poliçanit nuk kanë munguar asnjëherë, se ura do të bëhet e re, por edhe në këtë rast, premtimet kanë mbetur në letër.

Në një rast të ngjashëm, të martën në datën 5 mars, në fshatin Shkopet të Kurbinit, një e moshuar humbi jetën pasi ra nga një urë e ngjashme si kjo e Poliçanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here