Analiza me dyer të mbyllura e Qeverisë me kryebashkiakët në Shkodër: Janë rritur të ardhurat e shpenzimet

0
83

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryetarët e Bashkive.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Më herët, ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka publikuar në rrjetet sociale foto para takimit të sotëm.

“Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shprehet Mazniku.

Gjatë këtij takimi pune me dyer të mbyllura, po diskutohet për pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

 

Dhe në fokus të kësaj analize janë referuar në mbledhje shifrat e vitit 2015 me ato të një viti më parë.

Konkretisht, burime nga takimi bëjnë me dije se sa i përket Burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.

Lidhur me financat, mësohet se është theksuar në analizë se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë.

 

Po ashtu, bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.

 

Te ardhurat vendore në 2023-in u rritën me 271% krahasuar me 2015-ën. E thënë në gjuhën e shifrave, nga 13 miliardë në 31 miliardë.

Nga ana tjetër, shpenzimet vendore janë 102 % më të larta se në 2015-ën.

 

Borxhet e bashkive të vogla, janë të varura në masën 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë.

 

Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here