Raporti i këshillit të ambasadorëve / Strazimiri: Sulmi ndaj Berishës, një ‘kinezëri’ aspak amerikane

Raporti i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, që ka hedhur dritë mbi lojërat e luajtura në qarqe brenda dhe jashtë vendit për të nxjerrë jashtë politikës, liderin e opozitës shqiptare Sali Berishën, përmban disa dëshmi të rënda, që ata i kanë përmbledhur në një rast me një shprehje popullore që ka tërhequr vëmendje.

Këtë moment ka kapur Gent Strazimiri, anëtar i Kryesisë së PD, që ka cituar atë frazë të diplomatëve amerikanë: “… nuk është mënyra amerikane e të bërit drejtësi të sulmosh dikë që të zerë mend dikush tjetër. Kjo do të përputhej me shprehjen kineze “vrit pulën për të trembur majmunët!”

Për këto radhë që siç duken, nuk kanë nevojë për koment, Strazimiri ka shtuar dy fjalë ironike: “Këshilli Amerikan i Ambasadorëve! Ju flet Amerika, ajo e vërteta, e pakorruptueshmja, e parimeve dhe idealeve të dinjitetit njerëzor”, ka përfunduar ai.

 

 

Share it :