Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka denoncuar situatën e rëndë që po ndodh me arsimin në vend.Sula është shprehur se pasardhësit tanë, mbesat nipërit tanë rrezikojnë të mbesin pa arsimuar
Reagimi
Katastrofë shoqërore: Kush do i arsimojë brezat?!
Të thuash që Shqipëria po boshatiset, në realitetin shqiptarë nuk përbën më lajm. Me dhjetra herë kam denoncuar këtë fenomen të trishtë dhe arsyet që na kanë cuar në këtë situatë. Edhe vetë qytetarëve, banorëve të zonës së Peqinit, Belshit, Gramshit e më gjerë nuk po u bënin më përshtypje këto denoncime. Por fatkeqësisht situata ka shkuar përtej cdo imagjinate.
Sot duke kërkuar në internet, zbulova një fakt që më shqetësoi pa masë dhe nuk mund të qëndroja pa e ngritur si shqetësim. Pasardhësit tanë, mbesat nipërit tanë rrezikojnë të mbesin pa arsimuar. Në Shqipëri nuk ka më MËSUES për të arsimuar brezat.
Nga disa statistika të prodhurara nga Portali i Mësuesit mësoj se MËSUESIT e lëndës MATEMATIKË janë në mungesë të theksuar. Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës kanë mungesa më të theksuara për mësues matematike. Por jo vetëm këto bashki dhe për këtë lëndë, shkollat periferike të vendit po vuajnë për mësues në profilet kryesore.
Në Belsh gjithashtu ka nevojë për 4 mësues Matematike, në Peqin për 1 mësues, në Gramsh për dy mësues.
Madje mungesa e burimeve njerëzore në arsim po prek edhe Tiranën.
Portali Mësues për Shqipërinë tregon se, ka mungesa në stafet mësimore në të gjithë vendin dhe në të gjitha profilet e lëndëve, teksa në një të ardhme jo të largët, mungesat do të jenë edhe më të mëdha dhe cilësia e mësuesve do të jetë në rënie.
Ndonëse forcën punëtore qeveritarët tanë kanë zëvendësojnë me emigrantë që vijnë nga vendet e treta, mësuesit nuk mund të zëvendësohen kaq lehtë.Ndaj kjo situatë nuk mund të presë: Qeveria duhet të marrë masa sa më shpejtë që fillimisht të mbajë të rinjtë në Shqipëri. Të bëj tërheqëse degën e mësuesisë duke dhënë bursa për studime dhe po ashtu të japë rroga më të mira për arsimtarët. Është hallkë shumë e rëndësishme për formimin e shoqërisë ndaj nuk duhet që ta marrim me shaka por duhet të marrim masa sa më shpejtë