Shehu: Protesta tregoi se PD është forca më e madhe politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se është e rëndësishme që në Shqipëri të krijohet një lëvizje e gjerë popullore dhe mosbindje civile, me qëllim përmbysjen e qeverisë së Edi Ramës.

Për Euronews Albania, Shehu tha se protesta kombëtare e opozitës tregoi se PD është forca politike më e madhe në vend.

“Rëndësi ka të krijohet një lëvizje popullore, një mosbindje civile. Parlamenti mund të japë sinjalin e tij, por duhet kaluar në një lëvizje popullore në tërësi. Ka ardhur momenti një gjenerim të një lëvizje popullore kundër asaj që po ndodh në Shqipëri. Burgosja politike e liderit të opozitës është kulmi. Format për mosbindjen civile bëhen me diskutime, me përgatitje. Nuk është se shtypet butoni e fillon nesër.

Ajo që është bërë në Parlament nga opozita është një mosbindje civile. Mund të kombinohet edhe me gjëra të tjera brenda dhe jashtë parlamentit. Ishte një manifestim gjigand që u bë në Tiranë. Ai manifestim tregoi se PD është forca më e madhe politike e vendit. Le t’i mbledhë të gjithë patronazhistët PS nuk bën dot një miting aq të madh”, tha Shehu.

Share it :