Vokshi: Rama ka nën kontroll çdo pushtet, Shqipëria si Rusia e Bjellorusia

“Në Shqipëri, shteti ligjor nuk funksionon, shteti i së drejtës nuk respektohet, të drejtat themelore shkelen, media nuk është e lirë, korrupsioni është i përhapur dhe ndarja e pushteteve nuk ekziston”. Kështu u shpreh deputetja demokrate Albana Vokshi në takimet që ka zhvilluar në Kongresin e PPE-së që u mbajt në Bukuresht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi bën të ditur se është takuar me zv.Kryemistrin, njëherazi, ministës i Jashtëm i Qeverisë Italiane,  Antonio Tajani,  Presidentin e Grupit të Forza Italia dhe Zëvendës President në Senatin Italian,  Maurizio Gasparri; Presidentin e Grupit të Forza Italia në Parlamentin Italian, Paolo Barelli, Senatoren Stefania Craxi, deputetin  Alessandro Battilocchio,  ish deputeten e Parlamentit Europian; mjeken dhe politikanen italiane  Luisa Regimenti etj

Vokshi thekson se ka ndarë me bashkëbiseduesit shqetësimin që Shqipëria nuk është demokraci, siç por tentohet të shitet, por një autokraci, ku një person, Edi Rama ka grumbulluar të gjitha pushtetet në një dorë e po i keqpërdor për interesa personale duke tentuar edhe shkatërrimin e opozitës dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë.

Në këtë kuadër, Vokshi ka vënë theksin në faktin  se lideri i opozitës  Sali Berisha është në arrest shtëpiak, pa akuzë, e rreshton Shqipërinë me Rusinë, Bjellorusine.

Në vijim ajo u shpreh se Parlamenti prej 6 muajsh nuk funksionon normalisht e opozitës i mohohen të drejtat dhe instrumentet e kontrollit mbi ekzekutivin.

“Të gjitha këto, minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha deputetja demokrate.

Në vijim ajo shprehet se ka kërkuar mbështetjen për ndërgjegjësim dhe vëmendje më të madhe ndaj Shqipërisë, që të mos rrëshqasë në diktaturë por të vijojë në rrugën e integrimit në BE.

 

Image

 

 

Share it :