Vendimi i Bankës ndaj “Micro Credit Albania” që zhduku pronat e kreditorëve

Nga Ola XAMA:

Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin për pezullimin e licencës së subjektit “Micro Credit Albania” më datën 6 shkurt 2024.

“MCA”-së i është pezulluar licenca dhe në dhjetor të vitit të shkuar për një periudhë 12 muaj, por i është lejuar të administrojë protofolin e kredive që ka patur dhe borxheve të blera më parë.

Kjo masë prodhoi dukurinë e tjetërsimit në masë të pasurive të patundshme të dhjetra qytetarëve përmes zhvillimit të ankandeve fiktive dhe grabitjes së pronave.

Më herët banka qëndrore kishte marrë nismën për të kufizuar rritjen e penaliteteve dhe kamatave jo më shumë se 30% të vlerës së detyrimit, por shkeljet nuk u ndalën.

Këtë herë bashkë me pezullimin e licencës, “Micro Credit Albania” i është ndaluar dhe ristrukturimi i borxheve korrente dhe i lejohet vetëm shitja e portofolit të kredive të blera më parë të shoqëritë e tjera të borxhit. Po ashtu, detyrohet të reflektojë në regjistrin e kredive detyrimet që janë shlyer.

Kujt i është tjetërsuar prona apo i ka ardhur kërkesë për vjeljen e detyrimit pas datës 6 shkurt, duhet ta ankimojë pasi është një vendim i pavlefshëm.

Kujt i vijnë kërkesa për ekzekutim të detyrimeve në emër të “MCA” duhet të shkojë dhe ta denoncojë në organet e drejtësisë.

Vendimi është pozitiv, por i vonuar.

Vendimi duhet të ishte njoftuar në datën që është firmosur për të shmangur abuzimet që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt.

Tani “topi” është në duart e institucioneve të drejtësisë që kanë 4 vjet që mendohen se çdo të bëjnë me këtë dosje!

Vendimi i Bankës ndaj “Micro Credit Albania” që zhduku pronat e kreditorëve

Partia Socialiste e dikurshme e shtetit dhe

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko